E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes poetja preshevare

Të hënën mbrëma, në Durrës, vdiq papritmas poetja dhe arsimtarja preshevare, Sadete Presheva (62).

Sadete Presheva ishte autore e dhjetë veprave letrare, kryesisht me poezi e tregime për fëmijë. Ishte kryetare e Klubit letrar Migjeni, dhe profesoreshë në shkollën e mesme Skënderbeu, në Preshevë.

Libri i fundit i Sadete Preshevës, “Kërkoj Kohë të Qetë”, u botua nga shtëpia botuese Vatra, në Prishtinë. Poezitë e në këtë libër paraqesin gjithë vrullin e ngjarjeve të kaluara nëpër kohë, të cilat poetja i radhit me një gjuhë të pastër poetike, por edhe duke sprovuar individualitetin e saj krijues, i cili dëshmohet qartë gjatë leximit të poezive të saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›