E Shtunë, 31 Tetor 2026

E preku me dorë apo jo, Higuain bëhet çështje

Trajneri i Valencias, Unai Emeri është shprehur i zhgënjyer pas disfatës nga Real Madridi, pasi ndjen se barazimi do të kishte qenë rezultat i drejtë. Valencia u mund me rezultatin 3-2, por takimi u shoqërua me vendime kontraverse, sidomos në fund të takimit kur Higuain në mënyrë rokamboleske ua mohoi golin “Los Che”, kur ndali topin me dorë apo siç thonë madrilenët me gjoks. “Ne kemi mundur të barazojmë me anë të një penalltie në fund, dhe pika e fituar do të ishte shumë e drejtë”, theksoi Emeri. Ndërkohë sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain ka sqaruar situatën e përshtjelluar në fund të takimit ndaj Valencias, duke thënë se ai nuk e ndali topin me dorë siç pretendojnë lojtarët e Valencias. “Aksioni ndodhi shumë shpejt, por topi më goditi në gjoks. Dhe kur topi të prek në brinjë, atëherë nuk është penallti. Ndeshja ishte ekstremisht e vështirë, kështu që ishte me rëndësi ta fitonim”, theksoi Higuain. Real Madridi është në vendin e parë në La Liga me tre pikë më shumë se sa Barcelona.

La Liga

Rezultatet

Të shtunën

Vilareal – Betis 1-0

Barcelona – Saragoza 4-0

Valencia – Real Madrid 2-2

Dje

Sociedad – Espanjol 0-0

Gijon – Getafe 2-1

Osasuna – Valekano 0-0

Sevilja – Bilbao 18:00

Atletiko – Levante 20:00

Granada – Majorka 22:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›