E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali synon rekordin, mungojnë Kaka e Marselo

SPANJE- Reali i Madridit do të jetë pa Rikardo Kaka dhe Marselon në ndeshjen e sotme kundër Dinamos së Zagrebit. Madrilenët do të kërkojnë fitoren e pestë në Champions League, teksa kualifikimi tashmë është arritur.

Për Murinjon është rikthyer në dispozicion Fabio Koentrao, ndërkohë që dy mungesat e tjera janë ato të njohurat, Alvara Arbeloa dhe Rikardo Karvajo. "Nuk mund ta them formacionin, por futbollistët që kanë folur në konferencë për shtyp do të jenë në fushë, - tha Murinjo. - Kaka ka ende një problem, por është duke e kaluar dëmtimin. Do ta rikthej në fushë vetëm kur të jetë 100 %", shtoi portugezi.

Zhoze Murinjo ka deklaruar gjithashtu se në fushë do të hedhë një ekip që të luftojë për fitoren edhe pse kualifikimi është në xhep. "Jemi në krye me 12 pikë, por duam të vazhdojmë të qëndrojmë në krye, - deklaroi tekniku portugez. - Duam të luajmë mirë dhe të zbavitim tifozët tanë. Diarra? Ai mund të luajë ku të dojë", shtoi "Special One".
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›