E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpuli vendos kandidaturën mposht Çelsin në “Stamford Bridge”

Skuadra e Keni Dalglish ka bërë të vetën tre pikëshin e sfidës delikate ndaj Çelsit të drejtuar nga Vilash Boash. Një gol për çdo pjesë për formacionin e kuq e bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Daniel Starixh. Maksi Rodriguez do të shënojë në minutën e 34-ët dhe do t’i çojë skuadrat me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 55-të Starixh do të barazojë ndeshjen dhe do të japë përshypjen se blutë do të synojnë fitoren, por 3 minuta përpara përfundimit mbrojtësi Glen Xhonson vulos fitoren që e ngjit Liverpulin në vendin e katërt me 22 pikë, po aq sa Çelsi, Totenham dhe Arsenal. Menaxheri i Çelsit, Andres Vilash Boash mendon se Liverpuli është pretendent për titull pas ndryshimeve të bëra me ardhjen në krye të legjendës Keni Dalglish. “Unë gjithmonë i kam parë ata si pretendentë për titull sepse ata vërtet duan ta fitojnë titullin. Dalglish bëri ndryhimet e nevojshme te Liverpuli për ta kthyer në garë për titull. Ai bëri shtatë ndryshime në ekip. Liverpuli është një prej ekipeve më të mëdha në Angli dhe unë gjithmonë e kam ditur se ata po luftojnë për titull”, ka thënë Vilas Boash pas humbjes në shtëpi nga dora e “The Reds”.

Van Persi: Duam një vend në Champions

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persi është optimist se ekipi mund të përfundojë në katër vendet e para në Premier Ligës këtë sezon. Ylli holandez realizoi dy golat në fitoren 2-1 në tranfertën e Noruiç Sitit, të shtunën, duke vazhduar formën e shkëlqyer dhe arriti në kuotën e 13 golave në 12 ndeshje. “Synimi është të përfundojmë në top-katërshe dhe është njësoj si një vrapim në maratonë, por jam optimist se mund ta arrijmë”, tha Van Persi për Sky Sports. “Është një fitore e mirëseardhur. E dimë se Noruiç është një kundërshtar i vështirë si vendas dhe i kemi parë disa herë gjatë këtij sezoni duke luajtur shumë mirë në shtëpi, por edhe në tranfertë, prandaj e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ne luajtëm shumë mirë, por humbëm tepër raste për shënim dhe ia bëmë më të vështirë vetes, por në fund ishte një fitore e mirë”, përfundoi ai.

Premier Liga

Rezultatet

Të shtunën

Noruiç – Arsenal 1-2

Everton – Ulvërhepmton 2-1

Mançester Siti – Njukastëll 3-1

Stoke Siti – QPR 2-3

Sandërlend – Fulham 0-0

Uest Bromuiç – Bolton 2-1

Uigan – Blekbërn 3-3

Suonsi – Mançester Junajtid 0-1

Sot

Çelsi – Liverpul 17:00

Të hënën

Totenhem – Aston Vila 21:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›