E Shtunë, 31 Tetor 2026

E premtja, 11.11.11, datë e përkryer

E premtja e kësaj jave do të jetë një “ditë e përkryer”, të paktën nga këndvështrimi matematik, edhe pse vetëm për një sekondë.

Ora 11 e 11 minuta dhe 11 sekonda, e 11 nëntorit të vitit 2011, është çasti perfekt që e shënon edhe ditën e përkryer. Për të pasionuarit e shkencës, thuhet se 11 nëntori i vitit 2011 përfaqëson një moment zhvillimi për njerëzimin, ndryshimin super-mendor, që është pjesë e evoluimit të tokës dhe ndërgjegjes, që nuk ka përfunduar ende rritjen e saj.

Kjo e premte konsiderohet edhe dita kur fillon një Rilindje e re.

Ndërkaq në këtë ditë në Kinë pritet një bum martesash. Janë mbi 600 çifte që kanë bërë kërkesë që të martohen pikërisht të premten në Shangai, ose më mirë të thuash më 11-11- 2011.

Sipas kinezëve, 6 njëshat konsiderohen si datë fatlume. Pikërisht më 10 tetor të vitit 2010, mbi 10 mijë çifte u martuan në Shangai, duke regjistruar një rekord absolut për martesa në një ditë të vetme që nga viti 1949.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›