E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, deri në gjysmëfinale të Euro 2012

Për Steven Gerrardin, Euro 2012 mund të jetë mundësia e fundit në karrierë për të fituar diçka me Kombëtaren angleze.

31 vjeçari thotë se Anglia duhet ta arrijë gjysmëfinalen e evenimentit që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

“Nëse e shikon të kaluarën, Anglia ka qenë vetëm një herë e suksesshme, kështu që kjo e vërteton se sa e vështirë është të arrish sukses në këtë nivel. Unë jam 31 vjeç dhe do të jem 32 kur të fillojë Euro 2012. Kështu që, çka do që të ndodh, do ta konsideroj si mundësinë e fundit. Duhet të arrijmë së paku deri në gjysmëfinale”, deklaroi Gerrard për ‘The Mirror’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›