E premtja e demonstratave largesia me pushtetin

Edi Rama i gjendur pa asnje vizion qe do ta afronte me pushtetin permes se premtes se 21 janarit ai krijoi hendekun e madh te largesise me pushtetin. Perdori dhunen zjarrin armet por tashme ska cfare te perdore tjeter pas deshtimit te 21 janarit.
E ndodhur perballe mungeses se alternatives duke zgjedhur dhunen mbi institucionet legjitime si te vetmen rruge te ardhjes se pushtet PS-ja e kryesuar nga Edi Rama duket se cdo dite e me teper po shkon drejt degradimit te plote edhe si subjekt politik. Madje aq sa i ka vene ne veshtiresi edhe nderkombetaret me sjelljen e saj jashtinstitucionale. Veshtiresia qendron tek te dialoguarit me radikalethellip Ne nje kohe kur ka provuar edhe piken me nevralgjike ate te venies se zjarrit mbi institucionet e vendit Edi Rama tashme duhet te gjeje nje zgjidhje te shpejte per te terhequr elektoratin qe po i pakesohet ne sheshe cdo dite te premte. I gjendur pa asnje vizion qe do ta afronte me pushtetin permes se premtes se 21 janarit ai krijoi hendekun e madh te largesise me pushtetin. Perdori dhunen zjarrin armet por tashme ska cfare te perdore tjeter pas deshtimit te 21 janarit. Edi Rama e ka te veshtire te dialogoje te bashkepunoje me mazhorancen edhe pas presionit te vazhdueshem te SHBA-se dhe BE-se sepse duket se shanset e pakta te ardhjes ne pushtet tashme jane zbehur teresisht bashke me elektoratin e majte i cili duket se po zbret gjithnje e me rralle ne rruge per te protestuar. Dita e premte ne seline roze konsistonte ne takimin e perjavshem te kreut te kesaj force Edi Rama me gazetaret per te diskutuar kryesisht ngjarjet e javes dhe ne disa raste ato qe ndodhnin nje dite me pare ne Kuvend tashme ka disa kohe qe kjo nuk ndodh. Arsyeja eshte se tashme dita e premte per opoziten eshte kthyer ne nje dite proteste e demonstrate ne rruge. Vetem dje u rikonfirmua vazhdimesia e protestave te opozites dhe u caktua perkatesisht data 18 shkurt. Kete here u vendos serish qe vendi ku do te organizohet demonstrata te jete perseri bulevardi Deshmoret e Kombit pra para Kryeministrise. Kryesocialisti Rama duket krejt i vendosur ne rikthimin e forces qe ai drejton e cila perfaqeson pjesen ne minorance te elektoratit vendas ne rrugen e protestave dhe demonstratave me synimin e vetem per largimin e qeverise. Thirrjet e nderkombetareve ndonjehere edhe mjaft te drejtperdrejta ndaj vijes politike te ndjekur nga kreu i selise roze duket se nuk kane ndikuar aspak ne ndryshime te qendrimeve ne aspektin pozitiv. Vetem disa dite me pare ambasadori i SHBA-ve Alexander Arvizu deklaroi qarte se ne Shqiperi nuk eshte koha per zgjedhje te parakohshme por duhet stabilitet dhe ecje perpara ne fushen e reformave. Po ashtu edhe perfaqesuesi i OSBE-se i beri thirrje jo me larg se dy dite me pare opozites per te dorezuar emrat e komisionereve ne KQZ per zgjedhjet e ardhshme vendore. Nje tjeter deklarate qe perforcon edhe me shume qendrimin kunder protestave dhe demonstratave ishte edhe ajo e zv.ndihmessekretarit amerikan te Shtetit Thomas Countryman i cili kritikoi dhunen e shfaqur ne 21 janar dhe i kerkoi opozites qe objektivat e saj dhe zgjidhjen e tyre ti gjeje nepermjet mjeteve kushtetuese demokratike. Te tria keto deklarata te bera nga perfaqesues mjaft te larte nderkombetare jane ne kundershtim te plote me veprimet e ndermarra nga opozita dhe lideri i saj Edi Rama. Konfirmimi i djeshem per vazhdimesine e demonstratave dhe rikthimi i tyre perballe Kryeministrise nuk eshte pergjigjja e duhur e opozites dhe e kreut socialist vecanerisht ndaj ketyre thirrjeve. Por nga ana tjeter ajo qe bie ne kundershtim te hapur me keto demonstrata te se premtes te opozites eshte po ashtu edhe mungesa e mbeshtetjes nga ana e qytetareve. Keshtu te premten e kaluar kur demonstrata u organizua ne kater qytete te ndryshme te vendit pjesemarrja ishte relativisht mjaft e ulet gje qe habiti edhe vete perfaqesuesit e opozites te cilet sidomos ne qytetin e Korces prisnin nje pjesemarrje krejtesisht tjeter nga ajo qe u pa ne sheshin kryesor. Pavaresisht se PS-ja deklaron se demonstratat do te vazhdojne dhe ato do te behen edhe ne emer te te gjithe shqiptareve duket se kauza e opozites nuk ka me mbeshtetjen e qytetareve dhe e premtja e demonstratave ndoshta tashme eshte kthyer ne nje ritual te merzitshem dhe monoton per ta. Kjo ndoshta ndodh edhe se ashtu sic nenvizoi zv.ndihmessekretari amerikan Countryman retorikat krahasuese te Shqiperise nje vend anetar i NATO-s dhe aspirues per ne BE me Egjiptin e Tunizine jane jo vetem te panevojshme por edhe si te qellimshme per te shkaktuar dhune per te shkaktuar te vrare. Keshtu qe e premtja e protestave ndoshta per opoziten dhe kreun e saj Edi Rama duhet te nenvizohet me dialogun dhe bashkepunimin ne menyre qe vendi te ece perpara dhe te arrije te permbushe te gjitha kerkesat e nevojshme per te marre statusin e vendit kandidat ne BE qe per shqiptaret mbetet nje aspirate e madhe.
PS Balla Demonstrata e radhes ne 18 shkurt
Opozita e majte konfirmoi dje se demonstratat kunder qeverise do te vazhdojne. Ne 18 shkurt protesta e radhes do te jete serish ne Tirane ne bulevard para Kryeministrise. Gjate nje deklarate per mediat deputeti i PS-se Taulant Balla theksoi se demonstrata behet ne emer te te gjithe shqiptareve te cilet sipas tij nuk e perballojne dot regjimin e kesaj qeverie. Ne 18 shkurt ne bulevard ne emer te te gjithe shqiptareve te cilet nuk e perballojne dot korrupsion e pushtetit. Demonstrata do te deshmoje qe shqiptaret nuk e pranojne as nenshtrimin e ketij regjimi dhe as vazhdimin e rruges se nje diktati qe tenton te vrase per te mos u dorezuar - tha deputeti Taulant Balla. PS-ja keshtu rikonfirmon qendrimin e saj per vazhdimin e rruges se protestave duke anashkaluar thirrjet e shumta te nderkombetareve per stabilitet dhe qetesi ne vend.