E premtja e shenjte ritet ekstreme te pashkeve

Për pashkë ritet dhe ritualet që dëshmojnë pasionin e Krishtit përkujtohen në mënyra nga më të ndryshmet, shpesh herë sa ekstreme aq dhe ekstravagante aq sa nuk mungojnë dhe rastet kur mënyrat tejet unike kthehen në atraksion turistik.
Qindra persona janë mbledhur në Guatemalë për të marrë pjesë në një procesion që zgjat gati 19 orë. “Cucuruchos”, besimtarë të devotshëm e të penduar të armatosur me shpata shëtisin nëpër rrugë një statujë të Krishtit që daton në vitin 1500, të vendosur në një platformë gjigande druri.
Në Filipine për t’iu përafruar dhembjes së Krishtit është zakon që të premten e shenjtë besimtarët të vetëndëshkohen me kamxhikë bambuje. Vetë çlirimi nga mëkatet në Manila kryhet dhe nëpërmjet kryqëzimit në kryqe ndërsa pëllëmbët e duarve çpohen nga gozhdë druri.
Me dhimbje, java e shenjtë përjetohet dhe në Porto Rico e El Salvador, ku besimtarët tërhiqen zvarrë me këmbëzbathur. E ndërsa ndryshon nga vendi në vend, procesioni më i famshëm mbetet sigurisht ai që zhvillohet në qytetin e shenjtë ku mijëra të krishterë pelegrinë nga e gjithë bota përkujtojnë kryqëzimin e 2 mijë vjetëve më parë në Via Crucis.
Për të përkujtuar udhëtimin e dhimbshëm të Krishtit drejt Golgota, besimtarët me kryqin mbi shpatulla përshkojnë të ashtuquajturën rruga e dhimbjes drejt kishës së varrit të shenjtë.
Delina Bitraku