E Diel, 1 Nëntor 2026

E premtja me mot të qëndrueshëm, reshje shiu në zonat malore

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Vendi ynë pritet të ndikohet të premten nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë më të pranishme kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët priten përgjatë relieveve malore në veri dhe lokalisht në qendër, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore, si dhe në lugina, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.

Në përgjithësi, dita e premte pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me episode të dobëta reshjesh në zonat malore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/30 Diell re
Kukës 18/32 Diell re
Lezhë 17/32 Diell pak re
Dibër 12/29 Diell pak re
Durrës 18/33 Diell pak re
Tiranë 20/34 Diell pak re
Elbasan 20/34 Diell re
Berat 17/34 Diell pak re
Vlorë 19/32 Diell pak re
Korçë 12/30 Diell pak re
Gjirokastër 15/34 Diell pak re
Sarandë 20/32 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›