Varane: Ndryshe e kam menduar Messin

Mbrojtësi francez i Real Madridit, Rafael Varane ka deklaruar se ndryshe e ka menduar Lionel Messin.
Varane tha se tani Barcelona nuk e frikëson më atë dhe se do të luaj në ndeshjet e radhës pa presion."Kisha një përgjegjësi të madhe në këtë ndeshje. Të zëvëndësosh Pepen dhe Ramos është përgjegjësi e madhe për mua si lojtarë. Unë nuk do ti frikësohem Barcelonës, do të luaj pa presion sepse tani jam i freskët.
Messin unë e kam menduar në një mënyrë tjetër, tani e kam kuptuar se edhe atë mund ta ndali. Unë jam në gjendje për të bërë edhe një lojë të madhe për të shkuar në finale" deklaroi Varane./indeksonline/