E Diel, 1 Nëntor 2026

E qëlloi kunati me plumb në kokë, vdes në spital pas 4 ditësh

TIRANË-Pas 4 ditësh luftë për jetën, një shtetas i qëlluar me armë për motive pronësie humb jetën në Spitalin Ushtarak.
Agim Visha që kishte kaluar 4 ditë në vdekje klinike humbi jetën sot duke mos u bërë ballë dot plagëve që i shkaktoi kunati i tij për një cështje të pazgjidhur pronësie.

Visha u qëllua më 4 korrik, në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.

Visha ra në vdekje klinike për shkak të një plage të rëndë me plumb të shkaktuar në kokë. Policia identifikoi menjëherë autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika, burri i motrës së Vishës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që policia është ende në kërkim të autorit të vrasjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›