E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariah Carey pëson tërheqje në shpatull

LOS ANGELOS-Këngëtares Mariah Carey i është dashur të shkojë menjëherë në spital pasi pësoi një tërheqje në shpatull teksa xhironte klipin e saj të fundit, versionin remiks të këngës “Beautiful.

Teksa bënte prova këngëtarja 43-vjecare ishte rrëzuar për shkak të takave të larta. Megjithatë stafi i saj e mbajti situatën nën kontroll duke mos u alarmuar. Ata nuk thirrën urgjencën, por e cuan këngëtaren vetë në spital në mënyrë që të shmangnin fjalët.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i saj pak ditë më parë i cili konfirmoi njëkohësisht edhe faktin që tashmë ajo ishte shëruar. Pavarësisht këtij incidenti, këgëtarja pritet të performojë në tre koncerte. Ajo nuk ka preferuar të shprehet në lidhje me këtë duke refuzuar cdo pyetje që i është drejtuar.

(d.b/J.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›