E rëndë në Vorë, burri godet me sëpatë bashkëshorten pas koke
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Breg-Shkozë në Vorë.
Bëhet me dije se 70-vjeçari Qazim Budla ka goditur me sëpatë në kokë gruan e tij. Për pasojë kjo e fundit, Vasilika Budla ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
70- vjeçari Budlla dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan e tij, pasi ka shenja të shumta në trup.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Vorë/Informacion paraprak:
Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
