E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Kosovë/ Tre anëtarë të një familjeje gjenden të pajetë në banesë pas zjarrit, mes tyre dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë, më 16 prill, në Malishevë, ku një zjarr ka përfshirë një banesë.

Sipas raportimeve paraprake, në momentin e rënies së zjarrit brenda banesës ndodheshin disa anëtarë të një familjeje.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi, deri më tani raportohen tre viktima, një i rritur dhe dy fëmijë.

Autoritetet në Kosovë pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para flasin për një incident aksidental.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›