E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja pse Jakup Krasniqi nuk votoi

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka dhënë arsyet për mos votimin nga ana e tij për ligjin e amnistisë. Ai kishte bojkutuar seancën në kohën e votimit. Megjithëkëtë, ai thotë se edhe po të ishte në sallë do të votonte kundër.

Meqë nuk e kishte  votuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Krasniqi thotë se, s’ka pasur se si të votojë as ligjin. Ai thotë se, nuk ishte kundër ligjit, por kundër politizimit të tij.

“Mosvotimi im për Ligjin e Amnestisë është bërë për disa arsyje: Në rënd të parë unë kam votuar kundër Marrëveshjes kështu siç është, që do të thotë se unë kam qenë për një marrëveshje e cila do t'i normalizonte Marrëdhenjet me Serbinë dhe e cila pastaj Kosovës do t'ia garantonte anëtarësimin në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtar. Pra kam votuar kundër Marrëveshjes dhe produkteve që prodhon ajo edhe përshkak të mos transparencës. Nuk mora pjesë në votimin për Ligjin e Amnestisë, pasi nuk isha kundër ligjit, por isha kundër jo plotnisë së tij dhe politizimit të tij. Madje edhe mosvotimi ishte votë kunder Ligjit. Këto janë arsyjet e mosvotimit, por ka edhe të tjera që s'po i përmendi edhe përshkak të hapësirës”, është shprehur në facebook kryetari Krasniqi. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›