Dita Botërore pa duhan, tendence në rritje te femrat, ulje tek meshkujt
TIRANË- Duhani është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik, me të cilat Shqipëria po përballet sot. Vendi ynë renditet ne vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes, me rreth 39 % të popullsisë, ndërkohë që haste në 60% në meshkuj,18 % ne femra me një tendence ne rritje te femrat, si dhe ulje te numrit te duhanpirësve meshkuj.
Të dhënat u bënë publike në Ditën Botërore pa Duhan, një ditë që i kushtohet luftës kundër duhanit dhe që mbahet që prej 1987 në çdo 31 maj.
Në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, duke përcaktuar këtë ditë, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.
Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit. Me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, Ministria e Shendetesise çdo vit, duke filluar qe nga viti 1998, ka organizuar aktivitete informuese, edukuese ne mbështetje te temës se kësaj dite.
Mesazhi i Ditës Botërore pa Duhan për këtë vit është “Të ndalojmë promovimin dhe sponsorizimin nga industria e duhanit të çfarëdolloj aktiviteti”.
Pirja e duhanit renditet si faktor i madh riskant për sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të aparatit te frymëmarrjes dhe probleme të tjera shëndetësore. Duhani është shkaku kryesor i shume vdekjeve që mund të shmanget. Është i vetmi produkt që konsumohet legalisht që vret një të tretën deri ne një të dytën e atyre që e përdorin.
Në mbarë botën, duhani shkakton 5.4 milion vdekje në vit, një shifër kjo qe pritet të rritet në 8 milion në 2030, nëse vazhdon kjo shkallë e përdorimit. Mbi 70% e vdekjeve ndodhin në vendet e varfra dhe në zhvillim.
Në vendin tonë, më shumë se 3.300 njerëz vdesin çdo vit nga pasojat që shkakton pirja e duhanit dhe në 2030 ky numër do të rritet në rreth 7.500 njerëz. Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, është shqetësues rritja e numrit të femrave duhanpirëse. Femrat janë duke u barazuar me kalimin e kohës me duhanpirjen e meshkujve.
Ndërsa numri i vdekjeve të parakohshme për shkak të duhanpirjes tek femrat (kancer i mushkërive, sëmundje vaskulare, etj) është ne rritje te vazhdueshme. Femrat duhanpirëse janë po aq të rrezikuara nga sëmundjet e lidhura me duhanin, sa edhe meshkujt duhanpirës, thekson ISHP.
Vendi ynë blen produkte duhani në masën 550 milion euro në vit, ndërkohë që kultivimi i duhanit degradon mjedisin.
Konventa Kornizë për Kontrollin e Duhanit është adoptuar unanimisht më 21 maj 2003 në Asamblenë e 56-të të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe p¸rb¸n instrumentin legal më të rëndësishëm për kontrollin e duhanit në rang botëror, e cila hyri në fuqi në vitin 2005.
Në 29 Qershor 2004 vendi ynë firmosi Konventën për Kontrollin e Duhanit. Ndërsa në 2006, u hartua ligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, që hyri në fuqi në 2007.
(m.a/ata/BalkanWeb)