E rrallë, kokaina e fshehur në trupat e peshkaqenëve
Meksiko - Më shumë se një ton kokainë është gjetur nga flota detare e Meksikës e fshehur në trupat e disa peshkaqenëve të ngrirë. Trafikantët e drogës, nën presionin e ushtrisë meksikane, detyrohen të gjejnë mënyra nga më të çuditshmet për të fshehur drogën që transportohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Oficerë të armatosur dhe të maskuar të marinës meksikane janë detyruar të çajnë barkun e 20 peshkaqenëve, që ishin mbushur me kokainë, pasi kontrolluan një anije në një port kontejnerësh në jug të shtetit meksikan, Yucatan, njoftoi marina dhe media meksikane.
"Bëhet fjalë për më shumë se një ton kokainë që ishte fshehur në anije. Ajo u gjet pasi pajisjet me rreze X dhe qentë antidrogë dhanë sinjalet për praninë e drogës", tha për gazetarët, komandanti i marinës Eduardo Villa.
"Përgjegjësit e anijes thanë se lënda e bardhë brenda trupave të peshkaqenëve ishte një material konservues, por pas kontrollit ne konfirmuam se ishte kokainë", tha ai.
Trafikantët e drogës kanë filluar të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të transportuar drogën drejt Shteteve të Bashkuara, duke përdorur madje edhe statujat fetare apo dhe orendi të ndryshme, pasi ushtria meksikane ka nisur një fushatë të fortë kundër karteleve të drogës.
Presidenti Felipe Kalderon ka mobilizuar 45 mijë trupa ushtarake dhe policë federale në të gjithë Meksikën në një fushatë intensive kundër karteleve të fuqishme të drogës. Por trafikantët e armatosur mirë e bëjnë këtë luftë edhe më të vështirë, duke shtuar shqetësimin e Uashingtonit se dhuna mund të përhapej edhe në shtete të SHBA-së, si Arizona.
Vetëm gjatë këtij viti, në Meksikë kanë vdekur 2750 persona për shkak të dhunës që sjell trafiku i drogës, ndërsa të paktën 6300 persona humbën jetën vitin e kaluar.