NASA anulon lëshimin e anijes kozmike “Endeavour”
Florida - Agjencia NASA e shtyn për më vonë lëshimin e anijes kozmike “Endeavour” për shkak të rrjedhjes së hidrogjenit që u konstatua gjatë furnizimit të anijes me karburant. Lajmi është bërë i ditur nga burime të vetë agjencisë amerikane të hapësirës.
Anija ishte planifikuar të nisej nga "Qendra Hapësinore Kenedi" në Florida për një mision 16-ditor, gjatë të cilit do të instalojë një pajisje japoneze në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Një rrjedhje e ngjashme e hidrogjenit e detyroi NASA-n të anulonte përpjekjen e parë për lëshimin e anijes "Endeavour" edhe të shtunën e kaluar.