Rusia prioritet i politikës së jashtme kineze
Novo Ogarevo - Rusia do të jetë gjithmonë një prioritet i politikës së jashtme kineze. Këtë e deklaroi presidenti i Kinës, Hu Jintao, gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin rus Vladimir Putin. "Kina do t'i konsiderojë gjithmonë marrëdhëniet me Rusinë si një prioritet të politikës së saj të jashtme", deklaroi presidenti kinez gjatë një takimi me Putinin në vilën e tij në Novo-Ogarevo, në rajonin e Moskës.
Kryeministri rus theksoi se "pavarësisht nga kriza financiare botërore, marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit janë të imunizuara kundër ndërprerjeve për arsye ekonomike apo politike" dhe Hu e miratoi plotësisht këtë, duke theksuar se këto lidhje kishin "kaluar në një etapë të re".
Vizita e djeshme në Moskë e Hu Jintaos u zhvillua në një ditë pas samiteve të BRIC (Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë) dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (Rusi, Kinë dhe katër vende të Azisë Qendrore) në Ekaterinburg, në Urale.
Ekonomitë kryesore në zhvillim bënë thirrje veçanërisht për një reformë të sistemit financiar ndërkombëtar, për t'u dhënë më tepër vend këtyre vendeve, rëndësia ekonomike dhe politike e të cilave është në rritje.
Kina dhe Rusia kërkuan veçanërisht që valutat e tyre përkatëse, juani dhe rubla, të luajnë një rol më të madh në arenën botërore, pasi Moska u shpreh se dollari, si monedhë rezervë, nuk e kishte luajtur rolin e tij në kuadrin e krizës ekonomike dhe financiare.