Milani përgatitet të zëvendësojë Nestën dhe Sedorf
SHKRUAN: Jeton Selimi 19-01-2011 10:33
Milani përgatitet për një harxhim të madh parash në merkaton e verës dhe do të lëshohet në gjetjen e zëvendësimeve për Alesandro Nestën dhe Klarens Sedorf. “Corriere dello Sport” shkruan se Milani mbetet aktiv këtë muaj, por po ashtu ka bërë një listë për blerje edhe në muajin qershor. Mbrojtësi i Benfikas, David Luiz, është duke u përmendur si pasardhës i Alesandro Nestës, ndërsa mesfushori i Kievos, Kevin Konstant, shihet si zëvendësim për Klarens Sedorf. Dhe sigurisht, sulmuesi i Mançester Sitit, Mario Baloteli, po ashtu është në listën e drejtuesve kuqezinj.