E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklimi i celularit, mbrojtje e mjedisit

Vodafone eshte i vetmi operator shqiptar ne fushen e komunikimeve elektronike qe nxit riciklimin e aparateve celulare te perdorur. Fillimisht, Vodafone prezantoi skemen e riciklimit te celulareve ne vitin 2006 ne dyqanet kryesore te Vodafone. Tashme, me rreth 100 dyqane ne mbare vendin kompania synon te jape nje kontribut gjithnje e me te madh ne mbledhjen dhe riciklimin e celulareve te perdorur si dhe ne te njejten kohe te percjelle nje mesazh publik sensibilizues per nevojen e te qenit aktive ne mbrojtjen e mjedisit.
Si shenje mirenjohjeje per mbeshtetjen qytetare per kete iniciative sociale, Vodafone do te ofroje dhe dhurata speciale per 200 qytetaret e pare te cilet do te dorezojne aparatet e tyre te perdorur. Nje karikues universal per celulare qe furnizohet vetem me energji diellore do t'i dhurohet cdo qytetari qe do te dorezoje te pakten 3 aparate celulare te perdorur. Nderkohe, Vodafone ju rikujton qe vazhdojne ofertat verore per klientet e saj ekzistues dhe te rinj. Te gjithe klientet te cilet bejne aktivizime te reja numrash Vodafone Card dhe Vodafone Club perfitojne 100 Leke pas rimbushjes se pare te cdo muaji, me vlere 300 Leke e lart, per 12 muajt e ardhshem. Dhe jo vetem kaq. Te gjithe abonentet Vodafone Card do mund te perfitojne nga paketa javore per te komunikuar me shume dhe me lire me te dashurit e tyre. Me oferten e paketes se kombinuar javore abonentet Vodafone Card perfitojne 30 minuta bisede me cdo numer kombetar, 30 SMS kombetare dhe 50 MB internet kushtojne vetem 400 Leke (me TVSH)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›