E Diel, 1 Nëntor 2026

E shfrytëzonin si vendparkimi hapësirën publike pranë plazhit të Durrësit, nën hetim dy persona

Një tjetër rast i zaptimit të hapësirës publike është bërë publik në zonën e Durrësit, ku dy persona u vunë nën hetim. Policia ka liruar një hapësirë publike pranë plazhit, ku shfrytëzohej si vendparkimi i mjeteve pranë një lokali.

Për këtë arsye janë vënë nën hetim administratori i lokalit L.K., dhe punonjëi A.H., i cili merrte paratë për vendparkimin e automjeteve, për shfrytëzim pa autorizim të hapësirës publike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›