Wilshere mungon për tre muaj

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 19:30
Mesfushori i Anglisë dhe i Arsenalit, Jack Wilshere ka bërë të ditur se duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri në nyjën e këmbës së djathtë, që do ta mbajë atë jashtë fushës deri në dhjetor.
19 vjeçari ishte dëmtuar në miqësoren kundër New York Red Bulls para fillimit të sezonit të ri në Premierligë.
“Ashti nuk është duke reaguar mirë. Do të operohem sërish të hënën. Shpresoj të kthehem në fushë në fund të vitit, jam në duar të mira, i falënderohem të gjithëve për përkrahje”, shkroi Wilshere në profilin e tij në rrjetin social Twitter.