E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve
Tiranë- Ambasadori i Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka bërë thirrje se për dështimet e Shqipërise nuk duhet të përdoret më si justifikim e kaluara.
Gjatë konferencës ndërkombëtare Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ambasadori Arvizu ka shtuar se Shqipërisë i shtrohen disa sfida të cilat duhet ti kapërcejë për të pasur një kulturë sa më demokratike.
E shkuara mund të ndikojë në disa prej sfidave që Shqipërisë i duhet të kapërcejë për të paraqitur një kulturë më demokratike, por e shkuara nuk mund të përdoret më si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara- tha Arvizu.
Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu ka garantuar mbështetjen e plotë të SHBA-së persa i përket plotësimit të reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët.
Po ashtu, ambasadori amerikan ka shpjeguar se demokratizimi sështë proces i lehtë, por kërkohet bashkëpunim për një të ardhme më të mirë.
Demokratizimi nuk është proces i lehtë, veçanërisht për një vend që ka qenë në një sistem autokratik për disa breza, sepse kërkon durim, bashkëpunim dhe gatishmëri për të vendosur të ardhmen e përbashkët të vendit përpara ambicieve personale- shtoi ambasadori Arvizu.
Shkrime të tjera me interes: