E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dialog konstruktiv, për kapërcimin e vështirësive

Tiranë- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino është shprehur se dialogu konstruktiv, është instrumenti i duhur për të kaluar çdo vështirësi.

Puna e mirë dhe arritjet e kohëve të fundit kanë hasur në vështirësi të cilat kapërcehen me dialog konstruktiv- tha Berisha.

Po ashtu kryeministri garantoi Drejtorin e Përgjithshëm të BE-së, Saninon se qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e 12 prioriteteve të vendosura nga Brukseli.

Ndërkohë kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij për Saninon dhe delegacionin e BE-së për kontributin e dhënë për të përmbushur rekomadimet e Këshillit Europian. Nga ana e tij Sanino vlerësoi përpjekjet e bëra deri më tani për përmbushjen e rekomandimëve të BE-së. Duke vlerësuar hapat e bëra deri më tani në lidhje me përmbushjen e këtyre kritereve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kryeministri Berisha, vizitë zyrtare nesër në Maqedoni
  2. “Shqipëria arrore”, Berisha: Projekt me sukses të garantuar
  3. Berisha: Fullani, Gjoni, Milo kandidatët për Guvernator

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›