E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shohin prindërit e së dashurës, hidhet nga shkëmbi

Kështu ndodhi me një të ri nga Delvina, i cili është pikasur nga prindërit e së dashurës teksa po kalonte disa momente me të.

Nga frika për t’u përballur, i riu është hedhur nga një shkëmb prej 50 metrash e drejt e në humnerë, e ku për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës. Policia lokale sqaroi se ndodhi në afërsi të Qafës së Muzinës.

"Pas rënies nga një lartësi 50 metra në humnerë, 17-vjeçari E.Ll., nga fshati Vllahat i Delvinës, është dërguar për ndihmë në spitalin e qytetit. Po për shkak të frakturave në kokë e trup dhe hemorragjisë është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës në Greqi”, bëri me dije policie. /Start/

                                                                                             2011-11-24 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›