E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohet mbi 37 kg drogë, tre në pranga

Në pranga ranë tre persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Policia ka arrestuar shtetasit Kundret Bylykbashi, 69-vjeç, Altin Bylykbashi 37-vjeç, 3- David Bylykbashi, 33-vjeç, te tre këta shtetas banues ne fshatin Lumalas-Korçë.

Ndërkohë, u shpall në kërkim Bernard Bylykbashi 42-vjeç banues po në këtë fshat. Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, policia sekuestroi një pjesë të lëndës narkotike (10 kg e 331 gr) në automjetin e shtetasit Bernard Bylykbashi, i cili po udhëtonte nga fshati Boboshticë në drejtim të fshatit të Dardhës.

Për kapjen e këtij shtetasi po punohet intensivisht pasi gjatë ndjekjes nga forcat e policisë ky i fundit ka braktisur makinën dhe me pas është larguar, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet në banesën e shtetasve Kundret, Altin e David Bylykbashi.

Policia e Korçës, sqaroi se droga kishte destinacion Greqinë. Materialet ne ngarkim shtetasve të sipërpërmendur i kane kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2011-11-24 09:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›