E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëpritet në Evropë letra e kreut të “Demokracisë së Re”

ATHINE - Pozitive është klima në Evropë pas letrës së kreut të Demokracvisë së Re, Samaras drejtuar Eurogrupit, Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Dragon Mario dhe drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. 

Menjëherë u duk "drita jeshile" për lirimin e këstit të gjashtë, një vendim do të merret më 29 nëntor nga Eurogrupi. 

Megjithatë zyrtarë nga Brukseli dhe Berlini janë të kënaqur me zhvillimet në Athinë. 

Qeveria gjermane përshëndeti letrën e kreut të opozitës së djathtë greke Samara, duke vënë në dukje se tani hapet rruga që Eurogrupi të martën e ardhshme të marrë vendimin për lirimin e këstit të gjashtë.

Zëdhënësi i ministrisë së financave tha: "Ne jemi të kënaqur për mbështetjen e opozitës. Antonis Samaras iu ka dërguar një letër huadhënësve dhe unë mendoj se kjo mund të bindë ministrat e Eurogrupit për të marrë vendimin për lirimin e këstit të gjashtë. "

Qëndrim pozitiv ka edhe në Francë, për faktin që në letër nuk përmenden zgjedhjet e parakohshme. 

Ndërkohë nuk ka ende komente për letrën e Samaras, nga FMN. Letra e tij është në zyrën e znj. Lagarde.

Nga ana e tij kryetari i Eurogrup, Junker tha se letra e Samaras do të gjykohet nga Eurogroup. 

"Eurogroup më 29 nëntor, do të përcaktojë nëse janë të mjaftueshme angazhimet e përfshira në letrën e Samaras," tha Guy Souler, përfaqësuesi i kreut të Eurogrup Junker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›