E Diel, 1 Nëntor 2026

Saleh nënshkruan, merr fund epoka e tij në Jemen

Saleh udhëtoi për në Arabinë Saudite për të nënshkruar marrëveshjen, e cila është ndërmjetësuar nga shtetet fqinje të gjirit.

Bazuar në marrëveshje, Saleh do të transferojë pushtetin tek zëvendësi i tij deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ndërkohë që në shkëmbim merr siguri për të mos u përndjekur.

Por, disa protestues në Jemen thane se nuk do të njohin asnjë marrëveshje që i siguron mbrojtje presidentit.
69-vjeçari, Ali Abdullah Saleh, ka qeverisur vendin që prej vitit 1978 ndërkohë që që prej fillimit të këtij viti përballet me protesta që kërkojnë largimin e tij./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-23 18:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›