E Diel, 1 Nëntor 2026

E shoqja e shoferit: Punonte për 20 mijë lekë, nuk ishte i siguruar. Mund të hidhej nga autobusi, por nuk e ka bërë

Share

E shoqja e Pëllumb Çelës, shoferit të vdekur në aksidentin e ditës së hënë pranë Himarës, thotë se ai punonte për 200 mijë lekë të vjetra si shofer. Eglantina thotë se ai ishte shumë punëtor.

Paga ishte 200 mijë lekë të vjetra, por Pëllumbi nuk rrinte dot pa punë. Ishte shumë i urtë dhe nuk bënte fjalë për çështje rroge. Gjithnjë ka qenë punëtor në maksimum, i drejtë dhe i ndershëm, thotë Eglantina për Panorama.

E pyetur se a ishte i siguruar ai, ajo thotë: Jo, jo, e di unë. Nuk ka qenë i siguruar, sepse e kemi diskutuar edhe punën e pensionit disa herë. Pëllumbi më ka thënë se se nuk i paguheshin figuracionet.

E shoqja po ashtu thotë se i shoqi i saj mund të hidhej nga mjeti në ecje, por nuk e ka bërë. Pëllumbi ka pasur mundësinë që të hidhej nga autobusi, pasi di të hidhet në ecje. E ka mësuar prej vitesh në praktikë. Kam një jetë në krah të tij dhe kemi katër fëmijë bashkë, dy djem dhe dy vajza. I njoh mirë aftësitë e tij në timon, por edhe si mekanik. Ai nuk është hedhur nga timoni pasi nuk ka dashur të shpëtojë vetëm veten. Ka ndenjur deri në fund dhe ka shkuar drejt vdekjes i sigurt, duke u përpjekur të shpëtojë vajzat, thotë Eglantina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›