E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jagland: Zgjedhja e Presidentit me transparencë

“Nuk e kam idenë se kush do të jetë emri i Presidentit të ri, pavarësisht nga kjo duhet që Presidenti të zgjidhet në mënyrë bashkëpunuesi dhe procesi duhet të jetë transparent”, theksoi ai.

Jagland ndodhet sot në Tiranë, ku pati një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ku temë kryesore e bisedës midis tyre ishte angazhimi i Shqipërisë në kuadër të kryesimit nga vendi ynë të Këshillit të Evropës për 6 muajt e ardhshëm.

“Përgatitja është shumë serioze dhe vlerësoj shumë edhe vëmendjen që i keni kushtuar çështjes së diversitetit. Çështja e të jetuarit në diversitet është një ndër sfidat më të mëdha. E dimë që Evropa po kalon vështirësi ekonomike por  do të vijë një kohë që këto probleme do të zgjidhen dhe do t’iu kushtohet vëmendje çështje të të jetuarit së bashku. E vlerësoj shumë perspektivën e Shqipërisë që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. KIE ka filluar të punojë më ngushtë me Mesdheun dhe jam i bindur që Shqipëria do të ketë ndikim tek këto vende për shkak të afërsive gjeografike. Fillimi ka qenë shumë i mbarë dhe shpresoj se të të tilla do të jenë edhe në vijimësi”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2012-05-24 10:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›