E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varroset një ditë me vonesë: Do vij edhe e vdekur më 23 maj

Share

Një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënë është varrosur një ditë me vonesë, ndërkohë që familja ka plotësuar premtimin e fundit të vajzës se do vinte edhe e vdekur më 23 maj për të festuar ditëlindjen e të fejuarit. Siç raporton GSH, Aurora Molla është varrosur dje, për ditëlindjen e të fejuarit, Erjon Maxhari, të cilit i ka rënë të fikët disa herë gjatë ceremonisë. Nuk mund të festohet në asnjë mënyrë më keq sesa sot ditëlindja ime, ka thënë Maxhari.

E ëma e vajzës, Shqipja, thotë se ajo kishte thënë se e edhe e vdekur do vinte të festonte ditëlindjen e të fejuarit.

Kurse daja i vajzës, Lutfi Muçka, thotë se Aurora i kishte dhënë një fletore me poezi për ta lexuar. Ai thotë se ka peng që nuk ia botoi poezitë përpara vdekjes. Për GSH ai ka rrëfyer një nga poezitë e saj. Lexojeni më poshtë:

Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,

Se do të fle e qetë larg njerëzve,

Hipokritë e llafazanë,

Dhe më duhet të pres të papriturën,

E aq shumëpritur,

Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›