E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shtyjnë konferencën

Nëpërmes një njoftimi publik, Këshilli Organizues i Konferencës gjuhësore “Dyzet vjet të shqipes standarde – arritje dhe probleme aktuale”, ka bërë të ditur të mërkurën se të gjithë autorët (dhe të gjithë studiuesit e tjerë të interesuar) që janë paraqitur për pjesëmarrje në konferencë, se ajo do të mbahet më 6 dhjetor (nga ora 15) dhe më 7 dhjetor (nga ora 9-13:30) në mjediset e Institutit Albanologjik të Prishtinës, e jo më 23 dhe24 nëntor, siç ishte njoftuar fillimisht.

“Kjo shtyrje bëhet për shkak se shumë autorë (për arsye të angazhimeve që kanë) dhe për shkak të shumë veprimtarive që po zhvillohen këto ditë për kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kanë kërkuar që konferenca të mbahet më vonë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›