E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khaled Hoseini boton roman të ri

Autori i bestsellerëve botërorë, "Gjuetari i Kuçedrave” dhe "Njëmijë Diejt e Mrekullueshëm”, Khaled Hoseini, në maj të vitit të ardhshëm do të botojë edhe romanin e tij të tretë.

Ngjarja e romanit me titull “Edhe Malet Ushtuan” është vendosur në qytetin e lindjes së Hoseinit, në Kabul, njësoj siç ishte rasti edhe me dy romanet e tij të para.

Shkrimtari afgan, që aktualisht jeton në Kaliforni, pohon se do të tentojë që dhe njëherë të thyejë paragjykimet, sipas së cilave afganët e urrejnë perëndimin.

"Njerëzit atje vuajnë nga bastisjet në mesnatë dhe nga viktimat e shumta njerëzore. Është e saktë se ata nuk i duan forcat e huaja ushtarake në territorin e tyre, sepse kjo gjë, sipas tyre, është më së miri për ta”, tha Hoseini, për agjencinë AP.

Ndryshe, romani i parë i Hoseinit është botuar në vitin 2003, por u bë i njohur në botë vetëm pasi që libri u botua edhe në gjuhën angleze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›