E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat e ndertuesit, ne kurriz te banoreve

Vlore- Familjet e nje pallati banimi ne Ujin e Ftohte te Vlores, prej dy ditesh vuajne mungesen e energjise elektrike. Shkak nuk eshte bere ndonje defekt ne rrjet, por prerja e rrymes elektrike nga vete OSSH, qe ka marre masa si ndeshkim per ndertuesin e objektit ku jetojne rreth 40 familje. Banoret e kesaj ndertese shprehen se i paguajne rregullisht faturat e energjise qe prej me shume se 4 vjetesh, kohe kur eshte ndertuar objekti. Dje ata jane ankuar ne dyert e ndermarrjes elektrike, por pergjigja e kesaj te fundit, ka qene qe zgjidhjen e jep vetem ndertuesi. Pronari i nje prej bizneseve te zones eshte shprehur se i ka paguar dhe vazhdon t'i paguaje rregullisht faturat. Por ne OSSH, mesojme nga drejtori i ndermarrjes per zonen Fier-Vlore, Arjon Bibo, se ndertuesi i pallatit ka detyrime pa shlyer ndaj ndermarrjes. Mesohet se edhe kater pallate te tjera ne Vlore, kane te njejtin problem, ku ndertuesit nuk kane shlyer ende faturat.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›