E Shtunë, 31 Tetor 2026

E stresuar gjate shtatzenise Mund te lindesh vajze

SHBA 27 tetor NOA - Departamenti Publik i Shendetesise ne Universitetin e Oksfordit ka qene prej shume vitesh ne kerkim te lidhjes mes kushteve mendore stilit te jetes shtatzenise dhe zhvillimit te fetusit.
Doktoresha Cecilia Pyper shef e grupit te kerkimit ka deklaruar qe nje grua e stresuar ka me pak mundesi per te mbetur shtatzene.
Asgje e re mund te thote dikush eshte dicka teper e njohur per nje cift qe eshte ne kerkim te femijes ku stresi i krijuar nuk ndihmon aspak ne mbetjen shtatzene. Ne momentin qe hiqet dore ai mund te mberrije.
Doktoresha Pyper ka shkuar dhe me tej duke pohuar se grate qe jane gjate shtatzenise te stresuara kane shume mundesi qe lindin nje femer.
Me sa duket stresi mund te jete vendimtar ne seksin e fetusit.
Kjo hipoteze megjithate ka ende nevoje per siguri dhe konfirmime te tjera.
Per kete hulumtim jane perfshire 338 femra angleze qe po perpiqeshin per te mbetur shtatzene.
Gjate gjithe diteve ata duhet te kontrollonin stilin e jetes dhe aktivitetin e tyre seksual.
Ne fillim te programit e deri ne fund jane matur nivelet e enzimes alfa-amilasi dhe te hormonit te kortizolit.
Pikerisht ky hormon eshte i lidhur ngushte me stresin gjate nje periudhe te gjate nderkohe qe nivelet e alfa-amilasi mund te rriten gjate nje adrenaline te papritur.
Ne kete menyre beni kujdes me shakate apo trembjet e papritura.
Pas nente muajsh... Femrat me nje nivel mesatar dhe te larte te kortizolit sollen ne jete vetem femraku perqindjet variojne nga 70 deri te 75.
r.b/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›