Provimi i shtetit, mungon informacioni
Tiranë- Mungesa e informimit nga ana e Agjencisë Kombetare të Provimëve lidhur me provimin e shtetit, ka sjellë paqakënaqësi dhe paqartësi tek personat që do i nënshtrohen këtij testimi. Shumë prej tyre shprehen se nuk kanë asnjë lloj informacioni sesi do të zhvillohet testimi, dhe as se cilët janë kriterët e tij. Pak javë para provimit të shtetit kandidatët nuk dinë akoma procedurën që duhet ndjekur për të kryer këtë testim. Nga ana tjetër Agjencia Kombetare e Provimëve thotë se në ditët në vijim do nxjerrë rregullore për të shuar çdo paqartësi. Ekspertë që po punojnë për hartimin dhe organizimin e këtij provimi shprehen: Në nëntor, të diplomuarit për 33 profesione do ti nënshtrohen provimit të shtetit. Provimi do të monitorohet nga komisione të posaçme, duke zbatuar rregulla shumë të rrepta, të cilat do të shmangin çdo lloj abuzimi të mundshëm në marrjen e lejes për ushtrimin e profesionit. Stomatologët do të jenë të parët që do ti nënshtrohen testimit më daten 21 nëntor. Ndërsa datat për profesionet e tjera do të publikohen në ditët në vazhdim. Provimi i shtetit do të zhvillohet për herë të pare me anë të testimit kompjuterik. Në salla do ketë mbikëqyrës që do monitorojnë testimin. Kandidatët do ulen secili në kompjuter, tek i cili do të bëhet identifikimi i kandidatit përmes shenjës së gishtit dhe nëpërmjet fotos së fytyrës. Vlerësimi i provimit të shtetit do bëhet po në mënyrë elektronike. Mjekësia do ta marrë përgjigjen menjëherë për vetë nga natyra e pyetjëve. Specialistët e AKP-së sqarojnë: Për pjesën e mjekësisë, të gjitha pyetjet do të jenë me alternativa, kështu që përfundimi do të dalë menjëherë nëpërmjet kompjuterit. Pra, të gjithë ata kandidatë që do të marrin provimin, do të shohin në kompjuter një shprehje suksese, provimin e keni marrë dhe menjëherë do të marrin përgjigjet e pyetjeve dhe certifikatën e zhvillimit të provimit.
Shkrime të tjera me interes: