E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, 3500 shqiptarëve u hiqet pensioni

Greqi- Vonesa në depozitimin e dokumentacionit të kërkuar brenda afatit ligjor bëri që ti hiqet pensioni 3.500 shqiptarëve në Greqi. Kjo deklaratë u bë nga Ministri i Punës dhe Sigurimëve Shoqërore Jorgos Kutrumanis. Ministri tha se në kuadër të pagesës së pensionëve me anë të llogarive bankare (masë e marrë nga qeveria greke, për të mos qarkulluar para në dorë) u bë rregjistrimi të gjithë shqiptarëve që marrin pension nga Enti i Siguracionëve të Bujqësisë (OGA), me vlerë prej 360 eurosh.

Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe çertifikata lindjeje dhe gjendjeje familjare, thuhet në shkresën që Kutrumanis i dërgoi deputetit të LAOS, Thanasis Plevris, i cili kishte akuzuar se të huaj marrin pensione pa dokemntacionin e duhur ligjor. Më tej thuhet: Deri më sot. Sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA, u depozituan dokumenta nga 17.130 persona, pensionistë homogjenë nga Shaipëria. Nga këta, në 3.500 raste u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore-u shpreh Kutrumanis.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Greqi, 5 mijë euro gjobë për emigrantët ilegalë
  2. Arvizu: Të hiqet imuniteti, ndëshkim korrupsionit
  3. Protestë në Greqi, kundër taksës së pronës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›