Kafeja, e shëndetshme për trurin
Sipas studimeve të fundit konsumimi i rregullt i kafesë pengon shfaqjen e dëmtimeve të cilat i shkakton kolesteroli, dhe njëkohësisht zvogëlon rrezikun për paraqitjen e demencës.
Studime me përpara kanë treguar ndikimin pozitiv të konsumimit të kafesë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjen Alzheimer.
Sipas eksperimenteve të tjera nga shkencëtarët e Universitetit të North Dakotas të realizuar në kafshë eksperimentale, është treguar se përdorimi i kafeinës rrit shkallën e moslëshueshmërisë së barrierave vitale filtruese ndërmjet trurit dhe qarkullimit të gjakut, duke mbrojtur kështu sistemin nervor qëndror nga substancat e dëmshme kimike të cilat mbesin nga qarkullimi i gjakut.
Bëhet me dije se niveli i lartë i kolesterolit në gjak e rrit lëshueshmërinë e këtyre barrierave, duke rritur mundësinë për dëmtimin e trurit që për pasojë ka paraqitjen e sëmundjes Alzheimer.
Të rejat e fundit kanë treguar se ndikim të dukshëm pozitiv ka edhe konsumimi i një filxhani të vetëm kafeje në ditë.
Shkrime të tjera me interes: