Ekskluzive/Rezolutae PE: Zgjidhje krizësrrezik integrimi

TIRANE-Gazeta Shqiptare zbulon se Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila pritet të diskutohet në fund të qershorit (25-26 Qershor), duket se do të ketë ashpërsime të gjuhës së saj ndaj Shqipërisë, në rast se kriza politike nuk do të jetë zgjidhur deri atëherë. Kjo, nisur nga ato çfarë propozojnë 114 amendamente të deputetëve të PE-së.
Në mes të këtyre amendamenteve, ka të tilla si ai i propozuar nga Barry Madlener, i cili kërkon nga Parlamenti që të shtojë në pikën e fundit të rezolutës që “të nxisë Komisionin dhe Këshillin të mos vazhdojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë për në Bashkimin Evropian”.
Tre ditë me parë Parlamenti i Evropës, shprehu keqardhjen për krizën politike dhe institucionale në Shqipëri. Pasi miratuan Rezoluten per Bosnjen, ata argumentuan se kush ishte shkaku qe shtyne votimin per Shqiperine. Në rezolutën, e cila u shty tre ditë më parë nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, konfirmohet mbështetje e plotë për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe të ardhme në BE. Por, nga ana tjetër, në këtë rezolutë theksohet mendimi i eurodeputetëve për nevojën e përpjekjeve të mëtejshme, substanciale për forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit si dhe nevojen per dialog parlamentar.
"Shpreh keqardhjen për krizën politike dhe institucionale, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2009-ës, në Shqipëri dhe konsideron se është i nevojshëm dialogu parlamentar për funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore, ashtu sikurse për të çuar përpara reformat kryesore. Mirëpret faktin që të gjithë deputetët e parlamentit morën betimin; dhe i bëjnë thirrje të gjitha partive politike të jenë të angazhuara në aktivitetin e plotë dhe të pandërprerë parlamentar.
Eurodeputetët kërkojnë një konsensus partiak për reformat ekonomike, politike dhe sociale për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe për të lejuar që vendi të përparojë në rrugën e tij për anëtarësim në BE. Kjo rezolutë është përgatitur që në 16 prill të këtij viti, para se sa në Shqipëri të nisnin protestat dhe greva e urisë e deputetëve të PS-së. Rezoluta ne disa pika shprehet per te drejtat e njeriut, sistemin gjyqesor si dhe per gjendjen ekonomike.
Gazeta Shqiptare publikon sot Rezoluten me te gjitha pikat në të.
(d.b/BalkanWeb)