E therë femrën me thikë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në fshatin Abri të Epërme të Drenasit, pasi që i njëjti ka therur me thikë një femër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 për motive ende të pasqaruara.
Viktima ka pësuar lëndime në dorë ndërsa e njëjta ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore të Drenasit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar.
Për rastin është informuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Policia është duke u marrë me hetimin e rastit./Indeksonline/