Malazezët e Kosovës me listë të përbashkët në zgjedhje

Partia Demokratike Malazeze dhe Partia e Malazezëve të Kosovës do të formojnë një listë të përbashkët me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Këtyre grupeve politike do t’u bashkohen edhe dy ose tri parti politike të cilat tubojnë boshnjakët me prejardhje nga Mali i Zi. Emri i listës do të jetë: “Diaspora e Bashkuar e Malit të Zi”. Kështu njofton sot gazeta kryesore e Malit të Zi, “Pobjeda”. /Indeksonline/