E therin me thikë, tre të dyshuar në arrati

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e therjes me thikë gjatë një përleshje në mes tij dhe tre të dyshuarve që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.
Policia bënë të ditur se, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të cilat janë duke zhvilluar hetime dhe janë në kërkim të personave të dyshuar./Indeksonline/