E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi konfirmon emërimin e Nenad Djuricit

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Djuric.

Vendimi ka ardhur në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, mediat raportojnë se Djuric gjatë shërbimit në policinë kosovare është suspenduar dy herë.

Herën e parë për shkak të përcjelljes së zyrtarëve të Serbisë pa lejen e Prishtinës dhe të dytën për shkak të refuzimit të konfiskimit të targave serbe me emra të qyteteve të Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›