E Shtunë, 31 Tetor 2026

E thone numrat Eto mbreti i golit

Mbretin Eto e kurorezojne numrat 11 gola ne nente ndeshje zyrtare qe nga fillimi i ketij sezoni pese ne kampionat kater ne Ligen e Kampioneve dhe dy ne Superkupen e Italise. Ne kete klasifikim sulmuesi kamerunas parakalon napoletanin Edison Kavani i cili ndodhet ne kuoten e shtate golave.

Per me teper trigoleshi ndaj Verder Bremenit te merkuren mbrema e lejon sulmuesin afrikan te arrije rekordin e ish-zikaltrit Adriano i cili ne dy raste ka shenuar tre gola ne nje ndeshje te vetme ne Ligen e Kampioneve me 15 mars 2005 Inter-Porto 3-1 dhe me 23 nentor 2005 Inter-Petrzalka 4-0.

Keto statistika jane vertet mbreselenese nese mendojme se ne sezonin e kaluar Eto realizoi vetem 16 gola ne 48 ndeshje me fanellen zikalter mes te cileve 12 ne kampionat nje ne Kupen e Italise dy ne Ligen e Kampioneve dhe nje ne Superkupen e Italise. Afrimi i Rafa Benitezit i lejoi kamerunasit te marre pozicionin ne qender te sulmit te cilin Mourinjo dhe super Milito ia kishin mohuar ne sezonin e kaluar.

2010-09-30 1454

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›