E varrosur për 17 vjet në kishë, shqiptari del pa faj
19/03/2010 Historia tragjike e 16-vjeçares
Vetëm pas 17 vitesh policë e prokurorë italianë e kuptuan që i kishin rënë në qafë kot një djaloshi shqiptar që e akuzonin për vrasje mizore të një vajze italiane. Kështu, një mister që zgjati për 17 vjet u brumos dhe u shua m’u në mes të kishës, në qendrën historike të Potencës, teksa më parë kjo çështje kishte prekur Shqipërinë dhe Anglinë. Bëhet fjalë për çështjen e Elisa Klaps, e zhdukur kur ishte 16 vjeçe në 12 shtatorin e vitit 1993, eshtrat e të cilës me të gjitha gjasat janë gjetur ditën e djeshme në ambientet e një kishe. Ekspertët madje kanë dalë në konkluzionin paraprak se i dyshuari kryesor për këtë ngjarje mund të jetë Danilo Restivo, i hetuar nga Prokuroria e Salernos. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, Restivo ishte personi i fundit që kishte kontaktuar me vajzën në orën 12.00, në kishën Santissima Trinita, pikërisht në vendin ku u gjetën edhe eshtrat e saj. Vetëm pak minuta më vonë, Restivo kishte mjekuar dorën në spital, pasi kishte marrë plagë (dyshohet se gjatë vrasjes viktima ka shfaqur rezistencë).
Përzierja kot e shqiptarit
Në vitin 1993 u hetua Eris Gega, djaloshi shqiptar që atëherë ishte 20 vjeç. Policia nuk ngurroi t’i vinte prangat të riut, duke e akuzuar për zhdukjen e Elisës, pasi ai kishte njohje me të. Mbi Gegën rëndoi edhe akuza e deklarimeve të rreme dhe pak kohë më vonë policia formuloi “pistën shqiptare” si një nga mundësitë e zhvillimeve të kësaj ngjarjeje misterioze dhe për t’i shkuar deri në fund këtyre hetimeve u vendos që të dërgoheshin ekspertë për ta kërkuar në Shqipëri, por kjo pistë u rrëzua që në fillimin e saj, pasi të gjitha provat apo dëshmitë as që nuk e implikonin fare Gegën e shkretë, i cili vetëm për shkak të nacionalitetit shqiptar dhe kohërave të trazuara që përjetonte reputacioni i bashkëkombësve të tij, u përzje gabimisht në këtë çështje, por gjithsesi u lirua pak ditë pasi ishte arrestuar.
Hetimet, zbulimi i eshtrave
Pasi ra “pista shqiptare”, në familjen Klapsi mbërrin një mesazh me firmën e Elisës, ku ajo thoshte se ndodhej në Amerikë dhe s’dëshironte as të kthehej në shtëpi dhe as të kontaktonte me familjarët. Ndërkaq, emri i Restivos rikthehet në qendër të hetimeve, kur Scotland Yard, prestigjiozja britanike boton një artikull investigative për vrasjen e Heather Barnett, më 12 nëntor të vitit. Heather ishte fqinje e Danilos dhe gjatë vrasjes ai kishte lënë disa fije floku në vendin e ngjarjes. Ngjarjet zhvillohen shpejt dhe hetimet përqendrohen tërësisht në kishën Santissima Trinita, ku pas kërkimeve disa ditore u gjetën eshtrat që pas verifikimeve rezultuan se i përkisnin pikërisht Elisa Klaps, vajzës 16-vjeçare, të masakruar barbarisht e varrosur aty, në misterin 17-vjeçar.