E vdekur që prej 14 vjetësh, por e gjallë në dokumente
02/07/2009 Historia e familjes Aliaj: Vajza 7 vjeç u aksidentua, vendorët refuzojnë çregjistrimin
BERAT – Ka 14 vjet që ka vdekur në një aksident vogëlushja 7-vjeçare Margarita Aliaj, por ende ekziston e gjallë në regjistrat e gjendjes civile të Bashkisë së Beratit. Lajmin e rrallë e deklaron vetë babai i vajzës Zenel Aliaj banor i lagjes “Kushtrimi” të rajonit nr. 3 të Bashkisë të Beratit. “Isha në gjendjen civile 3 muaj më parë dhe kërkova një certifikatë për hallet e mija familjare, dhe mësova se kisha ende gjallë vajzën që ka 14 vjet që më ka vdekur në një aksident rrugor në moshën 7 vjeçe. Kërkesa që bëra për certifikatë më lëndoi plagën që për prindërit është e pambyllur, por që më pas mos çregjistrimi i saj më ka hapur dhe disa probleme të tjera. Atë ditë punonjësja e gjendjes civile nuk ma dha certifikatën që unë doja me pretendimin se vajzën e ke gjallë”.
Çudia
Kështu ka filluar të tregoj hallin e tij 60-vjeçari Zenel Aliaj, i cili prej asaj dite vazhdon të përjetojë veç dhimbjes të kthyer në hall, por dhe mos zgjidhjen e këtij problemi madhor të tij për arsye ndoshta të burokracisë të pushtetit vendor apo të pakujdesisë të punonjëses të 14 vjet më parë në këtë gjendje civile. “Kam tre muaj që nuk marr dot certifikatën edhe pse nuk kam lënë zyrë të pushtetit vendor pa trokitur ka pohuar për gazetën 60-vjeçari Zenel Aliaj, por ende halli im nuk është zgjidhur. Nuk di ku të ankohem ka vijuar më tej 60-vjeçari, ndërsa ka marrë të njëjtën përgjigje nga të gjithë pushtetarët lokalë: Drejtoju gjyqit!!!!. unë nuk kam as lek dhe deri tani nuk i njoh dyert e gjyqit dhe për mua nuk kam pse të shkoj atje pasi unë e di se ka shtet dhe kjo është detyrë e pushtetit vendor dhe e punonjëses përkatëse. Në vitin që më ka ndodhur halli tragjik për familjen time unë kam marrë dokumente nga spitali dhe i kam dërguar në gjendjen civile dhe më pas nuk e di se çfarë është bërë, por di vetëm që kur shkova në gjendjen civile më doli problemi që po tregoj.
Ngjarja
Më 21 korrik të vitit 1996 në një aksident rrugor në një nga rrugët e lagjes ku banoj një makinë më aksidentoi për vdekje vajzën time në moshën 7 vjeçe. Unë isha në punë dhe kalimtarë të rastësishëm e dërguan vajzën e vogël në spital ku dhe atje vdiq në duart e mjekëve. Sapo më lajmëruan unë shkova nga puna në spital, por vajza kishte vdekur dhe unë nuk munda t’i thosha asnjë fjalë më pas mora trupin e pajetë të vajzës time të vogël 7 vjeçe në klasën e parë në shtëpi. Tragjedia që më ndodhi në ato momente më bëri gjysmë njeriu, por hallin dhe dhimbjen më ktheu pushteti vendor i Bashkisë të Beratit, i cili për neglizhencë të punonjësve mospërfillës bëri që edhe sot pas 14 vjetëve vajza ime të ekzistojë e gjallë në letra….. ahhhh sikur të ishte kështu de fakto, por ja që qenka thënë që veç të tjerave pushteti vendor jo vetëm që nuk të zgjidh hallet, por edhe të lëndon ato plagë që ndoshta nuk shërohen kurrë.