Gjon Simoni, përkujtim me një koncert
02/07/2009 U pëlqen ta cilësojnë si figurën më të spikatur të kulturës muzikore shqiptare, ndaj jo rastësisht në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të këtij artisti kanë zgjedhur veprat më të mira të krijimtarisë së tij për një koncert. Kompozitori i njohur Gjon Simoni do të përkujtohet mbrëmjen e sotme nga orkestra simfonike e RTSH-së, në një mbrëmje të veçantë. Këngë të njohura ndër vite të përpunuara nga Simoni, si: “Dua më shumë Shqipërinë”, “Më jep ujë me dorën tënde”, “Lule borë” etj., do të interpretohen nga solistja Mimoza Kosturi, ndërsa orkestra do të vijë nën dirigjimin e Oleg Arapit.
Pak për kompozitorin
Gjon Simoni lindi në Shkodër më 8 shkurt 1936 në një familje me tradita. Që i vogël u aktivizua në jetën muzikore në qytetin e lindjes. Në vitet 1962-1966 ndjek studimet në konservatorin e Tiranës për kompozicion dhe teori muzike, ku diplomohet me vlerësim të lartë. Emërohet në Gjirokastër, ku punoi si shef muzike në vitet 1966–1969. Më pas redaktor në Radio Tirana, ku emërohet shef i redaksisë së krijimtarisë dhe regjistrimeve muzikore. Në vitin 1980 emërohet shef i katedrës së kompozicionit në Akademinë e Arteve. Në vitin n1993 punon në Greqi si pedagog muzike në qytetin Karditsa. Në vitin 1996 emërohet dekan i Fakultetit të Muzikës, ku zhvilloi lëndën e “Orkestracionit”. Në vitin 1995 merr titullin “Profesor”. Është nderuar me çmimin “Artist i Merituar” në vitin 1999. Vdiq aksidentalisht në Tiranë po këtë vit. Krijimtaria e Gjon Simonit është e pasur dhe është luajtur në aktivitete të rëndësishme muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fushat e mendimit teorik ka dhënë kontribute të rëndësishme në konferenca, seminare brenda dhe jashtë vendit. Kontributi i tij shfaqet dhe në zhvillimin dhe rivlerësimin e kompozitorëve shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Plotësoi veprën e pambaruar të kompozitorit Tonin Arapi. Në vitin 1999 është nderuar me diplomë nderi nga “International Biographic Centre Cambridge” në Angli. Në të njëjtën kohë është krijues i shkollës moderne të orkestracionit shqiptar dhe një nga shtyllat e krijimit të muzikës së lehtë. Është i pari që ngjiti këngën në art, duke futur elemente shkencore të harmonisë, kontrapuntit dhe orkestracionit. Është shpjeguesi, zhvilluesi dhe përhapësi i fjalës “aranzhim”, profesion i transmetuar te muzikantët redaktorë dhe orkestrues, të cilët hapën fletën e re të muzikës së lehtë moderne shqiptare. Në veprat e tij përfshihen: muzikë dhome, si: duete, kuartete dhe suita; muzikë për orkestër,si: balete, koncerte, simfoni, korale dhe fuga; koncert për piano dhe orkestër, rekuiem për Nënë Terezën etj; muzikë instrumentale, si: variacione, romanca, valle, koncerte; vepra vokale, si: përpunime për këngët popullore “Ave Maria” dhe “De Profundis” (kantate për solist, kor dhe orkestër) si dhe muzikë filmi. Është autor i tekstit “Orkestracioni”, vepër që ka dhënë kontribut për formimin e studentëve shqiptarë. Është autor i monografisë “Simfonia e një jete” kushtuar kardinalit Mikel Koliqi.
Solistja
Mimoza Kosturi mbaron Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1992 në degën e kantos në klasën e pedagoges Suzana Frashëri. Në vitin 1994 e në vazhdim punon si redaktore e muzikës në redaksinë e muzikës në Radio Tirana. Pjesëmarrëse në festivalet e romancës shqiptare dhe festivalet e këngës popullore të përpunuar. Në vitin 2002 realizon recitalin televiziv “Ti që më rrite që vajzë” me repertor popullor dhe klasik shoqëruar nga orkestra e RTSH.
Në vazhdim të koncerteve të saj recitale në vitin 2006 sjell një përzgjedhje të romancave shqiptare në shoqërimin e të mirënjohurve Radoja, Piciri dhe Prosi. Në vitin 2008 vjen koncerti i saj recital më i fundit “Me dashuri, për dashurinë” me këngë popullore të përpunuara për vokal dhe trio instrumentale. Karriera e saj përfshin dhe angazhime jashtë kufijve: në Zvicër 2002, Itali 2003, si soliste e korit “Pax Dei”; në Korsikë më 2004 dhe Marsejë më 2007 në festivalin ndërkombëtar të polifonisë. Eksperienca interesante të saj mund të përmendim interpretimin e gjithë materialit muzikor të filmit “Ditë e mrekullueshme” dhe interpretimi i linjës muzikore-dramatike të rolit të nënës në dramën “Gomonia” të dramaturgut Mihallaq Luarasi. Si impenjim shpirtëror të saj mund të përmendim pjesëmarrjen që prej vitit 1992 në korin e Kishës Ortodokse.
Dirigjenti
Oleg Arapi tashmë vjen me një eksperiencë të gjatë si dirigjent. Vite më parë ai punoi dirigjent i orkestrës simfonike të filarmonisë të qytetit Vlorë, me të cilën realizoi me cilësi koncerte të ndryshme simfonike me krijimtari të autorëve të ndryshëm, si Vivaldi, Bah, Bethoven, Brahms, Moxart, Mendelson, Shubert, Briten, Kreisler etj. Në vitin 1989 fiton çmimin e tretë si dirigjent në takimin kombëtare të orkestrave simfonike. Në vitin 1996 fiton “Medaljen e artë” në konkursin ndërkombëtar në Netanya të Izraelit me korin e grupit “Iliria”, Vlorë. Më pas punon dirigjent kori në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve dhe mjeshtër kori pranë TOB-it, Tiranë, në vënien e operave “Norma” e Belinit, “Traviata” e Verdit, “Pagliaci” e Leoncavallos, “Tosca” e Puçinit, “Dasma e Figaros” e Moxartit, “La Sacrifice dHelen” e Ksenija Skacan e Sebastien Billard, baleti “Lola” I S.V.Vasiljenko, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, Simfoninë nr. 9 të Bethovenit etj. Gjatë verës 2004 jep leksione mbi dirigjimin koral në Universitetin Veror të Prishtinës, me ftesë nga Ministria e Arsimit e Holandës. Në tetor 2004 fiton konkursin për aspirant në konservatorin shtetëror të Moskës, “P. I. Tchaikovsky”. Në nëntor 2006 mbaron shkëlqyeshëm doktoraturën për dirigjent simfonik e operistik në Konservatorin e Moskës, në klasën e profesor Leonid. V. Nikollajev. Ka dirigjuar koncerte të ndryshme në Itali, Spanjë, Rusi etj.