E Diel, 1 Nëntor 2026

E verteta dhe fasada, ne ekonomine shqiptare Nga Thomas Fuster

Ne pamje te pare Shqiperia duket se shume gjera i ka bere si duhet. Keshtu shteti ballkanik ben pjese ne ato pak vende, te cilat gjate vitit 2009 megjithe krizen financiare shenuan rritje ekonomike, e madje ne rastin e Shqiperise ne nivelin e kenaqshem prej 3,3%. Por nje veshtrim i dyte ben te qarte se ky kontribut i vecante ka nevoje per nje relativizim. Se pari, ekonomia kombetare edhe dy dekada pas kolapsit te rendit te vjeter komunist vazhdon te jete shume e izoluar, dhe kush nuk eskporton thuajse asgje, nuk ka tregje eksportesh per te humbur. Se dyti, rritja ekonomike e vitit te kaluar i dedikohet krahas te ardhurave (te paperseritshme) nga privatizimet, edhe programeve bujare te shpenzimeve publike, me te cilat kryeministri Sali Berisha u perpoq te ngrinte moralin e zgjedhesve para zgjedhjeve parlamentare, veren e kaluar.
Shok ne vuajtje me Greqine
Megjithe nderthurjen e dobet me tregjet boterore, kriza ekonomike nuk kaloi pa lene gjurme edhe ne Shqiperi. Me vragen nga pervojat traumatike te vitit 1997 te shembjes se piramidave te fajdeve, te cilat zhduken brenda nates kursimet e nje pjese te madhe te popullsise, pa pervoje ne ceshtjet e parave, dhe qe paten si pasoje zhytjen e Shqiperise per nje kohe te shkurter ne anarki, njerezit reaguan fillimisht me mjaft nervozitet ndaj deshtimeve financiare mbareboterore. Ne fund te 2008-s sistemi bankar vendas u konfrontua madje me nje bank-run te vogel (terheqje ne mase te depozitave te klienteve). Por permes forcimit te mbrojtjes se depozituesve dhe nje politike te peshuar monetare, situata u permiresua shpejt, dhe sektori financiar ne Shqiperi ka sot nje bazament mjaft solid.
Me shume shqetesim u krijon ekonomisteve ulja e fluksit te parave nga jashte. Keto te ashtuquajtura remitanca gjate vitit 2009 shenuan nivelin me te ulet qe prej pese vjetesh. Me zyrtarisht 781 milione euro ato perbejne ende 9% te produktit te brendshem bruto. Por ne vitin 2007 transfertat nga emigrantet ishin ne nivelin 951 milione euro. Nje permiresim i shpejte nuk ka te ngjare te ndodhe. Kjo edhe sepse shume emigrante ne Greqine fqinje te tronditur nga kriza, luftojne tani per mbijetesen e tyre ekonomike. Emigrantet shqiptare ne Greqi vleresohen ne 800.000 vete dhe perbejne atje grupin me te madh te punemarresve te huaj. Jo pak prej tyre druhen per humbjen e punes ose kane mbetur tashme te papune.
“Parate nga Greqia kane rendesi jetike per ekonomine e Shqiperise”, thote Adrian Civici, profesor ekonomie dhe rektor i Universitetit Evropian te Tiranes. Nese nje numer i madh i ketyre emigranteve do ta ndiejne veten te shtrenguar te kthehen ne mase ne atdhe, mund te lindin probleme sociale. Edhe ne Shqiperine me 3,2 milione banore vendet e punes jane te pakta. Vertet kuota e papunesise zyrtarisht eshte ne nivelin 14%, dhe pra jo shume e larte ne krahasim me mesataren e rajonit. Por kjo kuote nuk ka force domethenese pasi popullsia rurale nuk perfshihet ne statistikat e papunesise. Kjo pasi qeveria mendon se njerezit ne fshat arrijne disi te mbijetojne me ekonomine bujqesore.
Problemi i pazgjidhur i tokes
Pikerisht kjo bujqesi pasqyron nje te keqe thelbesore te ekonomise vendase: mungesen e aftesise konkurruese. Megjithese sektori agrar perben bazen ekonomike per rreth 50% te popullsise, me shume se 40% e produkteve agrare importohen. Sektori agrar kufizohet ne pjesen me te madhe ne ekonomi te ashtuquajtura “subsistence”, pra ku fshataret prodhojne sa per te furnizuar me ushqime familjet e tyre. Per shitje ose eksport nuk mungojne vetem mundesite e marketingut. Ne krahasim me fqinjet e huaj si p.sh. Greqine apo Italine te cilat perfitojne subvencione bujare nga BE-ja, prodhuesit vendas ne Shqiperi, te cilet nuk marrin asnje mbeshtetje shteterore, nuk jane ne gjendje te konkurrojne edhe sa i takon produktivitetit.
Nje arsye e rendesishme per mjerimin e bujqesise eshte parcelizimi i ekstrem i siperfaqeve te gjelbra. Cdo fermeri i takojne mesatarisht vetem 2,1 hektare toke e shfrytezueshme; ne shume raste bujqit madje kane vetem 0,2 deri 0,4 hektare. Nje nga shkaqet per kete duhet kerkuar ne fillimet e viteve 1990, kur ne kuader te reformes agrare u shperbene kooperativat bujqesore dhe toka bujqesore iu shpernda falas ish anetareve te kooperativave. Pasoje e kesaj politike eshte nje copezim i forte i truallit, qe ben thuajse te pamundur nje administrim agrar eficient. Nje tjeter e mete eshte qe per shume copeza trualli, kryesisht ne afersi te qyteteve dhe ne rajonet me potencial turistik, ekziston ende nje pasiguri e madhe ligjore mbi raportet e pronesise.
Per investuesit potenciale ceshtjet e pazgjidhura te pronesise e bejne natyrisht pak terheqes vendin. Per ish- keshilltarin ekonomik te kryeministrit Berisha, Neritan Sejamini, konflikti i vazhdueshem per te drejtat mbi truallin jane nje arsye qendrore perse gjate transformimit post-komunist nuk eshte ngritur thuajse asnje industri e re. Askush nuk rrezikon duke bere investime te shtrenjta ne nje truall, nese vazhdimisht druan se papritur njerez te panjohur mund te ngrene pretendime per ate truall. Nje kenge per kete problem mund te kendonte operatori francez i fshatrave turistike „Club Med“: vite me radhe luftoi ai per nje projekt rreth 75 milione euro, per ndertimin e nje fshati turistik ne bregdetin jugor te Shqiperise. I perballur me padite e jo me pak se 129 familjeve, te cilat te gjitha pretendonin te drejta mbi token, investuesi hoqi dore i lodhur para afatit nga plani.
Ne pritje te kerkuesve te arit
Ne Shqiperi sundimi i ligjit qendron mbi kembe te dobeta. Lidhjet personale dhe privilegjimi i klanit perkates kane shpesh me shume rendesi sesa detyrimi kundrejt ligjeve dhe rregullave. Nje diplomat perendimor ben fjale per drejtim te shtetit me persona dhe jo institucional. Kur vjen ne pushtet nje kryetar i ri bashkie, thote, fillimisht ai nderron krejt personelin, dhe kete e ben deri ne rangjet me te uleta. Ne kushte te tilla nuk mund te behet fjale per vazhdimesi ne udheheqjen e shtetit. Por per kete arsye investuesit, edhe organizatat e zhvillimit, nuk mund asnjehere te jene te sigurta qe marreveshja e arritur me kryetarin e meparshem te bashkise do te kete vlere edhe kundrejt mbajtesit te ri te postit.
Pa dyshim: Ekonomia e dyte me e varfer ne Evrope (pas Moldavise) pengohet shpesh nga vetvetja gjate zhvillimit. Megjithate, ne demokracine ende te re ne vazhden e procesit te transformimit jane zbatuar edhe shume reforma me ane te te cilave synohet te largohet trashegimia e ekonomise se centralizuar per dekada me radhe dhe te krijohen kushtet per nje klime ekonomike liberale: Ndermarrje shteterore te panumerta u privatizuan; nje takse e sheshte prej 10% siguro nje ngarkese fiskale te pashembullt te bute ne Evrope; nepermjet ngritjes se nje one-stop-shop-i u pershpejtua dukshem procesi i krijimit te firmave; edhe rregullat ne tregun e punes, ku Shqiperia zoteron avantazhin demografik te nje strukture popullate te re, konsiderohen si jo te nderlikuara.
Ndonjehere reformat jane me shume fasade sesa te verteta. Shqiperia vertet ka futur shume ligje te mira duke pasur parasysh edhe anetaresimin e synuar ne BE; por perdorimi i tyre le shpesh per te deshiruar, mendon Civici. Te kurorezuara me sukses te paket ishin edhe nisma te shumta eksporti, me ane te te cilave synohet te ndreqet bilanci tregtar tejet deficitar (eksportet jane vetem sa nje e pesta e importeve). Vendi i pasur me lumenj ka ne fakt kushte te favorshme ne sektorin e energjise hidrike. Edhe ne industrine minerare (krom, baker, nikel) ose ne turizem ka potenciale. Por, per atmosferen e kerkimit te arit, sic konstatohej pas fundit te Luftes se Ftohte fillimisht ne lindje te Evropes Qendrore dhe fill me pas edhe ne disa vende te Evropes Juglindore, ende pritet ne Shqiperi.
Publikuar nga “Neue Zürcher Zeitung”, marre nga Deutsche Welle

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›