E Shtunë, 31 Tetor 2026

Weller: Pas Hages, 30 njohje per Kosoven

INTERVISTA/ “Qendrimi i GJND-se mund te nxise rreth 30 shtete qe shume shpejt ta njohin pavaresine e Kosoves”, thote per Radion Evropa e Lire, Marc Weller, ekspert i se drejtes nderkombetare ne Universitetin "Cambridge"

Cili mund te jete mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe cfare zhvillime mund te pasojne?
Gjykata ka tri opsione. Mund te abstenoje nga dhenia e mendimit, por mendoj se kjo eshte pak e mundur. Mundesia e dyte eshte qe ceshtjen ta definoje shume ngushte, duke analizuar legalitetin e aktit te shpalljes se pavaresise nga ana e institucioneve te Kosoves. Konsideroj se jane te vogla gjasat qe Gjykata kete akt ta kualifikoje te paligjshem. Opsioni i trete eshte qe GJND-ja te shpalle nje mendim te pergjithesuar per te drejten per pavaresi dhe vetevendosje, qe do te ishte rast qe te saktesohen normat e se drejtes nderkombetare per keto ceshtje. Por, nuk mendoj se GJND-ja do te vendose per kete qasje.
Ka vleresime se GJND-ja do te shpalle nje mendim te shumeshtresuar, qe do t’i mundesonte edhe Prishtines dhe Beogradit ta lexojne ashtu sic u konvenon?
Gjykata Nderkombetare ne parim nuk ka prirje te jape mendim qe nuk eshte ne harmoni me realitetin e jetes politike nderkombetare. Rrjedhimisht, konsideroj se ka pak gjasa qe ne forme te prere te vleresoje jolegjitime shpalljen e pavaresise se Kosoves. Njekohesisht, nuk besoj se do te leshohet ne analize te gjere per te drejten per vetevendosje dhe ceshtje te ngjashme. Pikerisht per kete duhet pritur mendim te balancuar te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Por, pasi qe kemi te bejme me qendrim jo obligues te ketij institucioni – cfaredo te jete – nuk duhet pritur ndryshime dramatike ne terren.
Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se pavaresisht nga mendimi i GJND-se, Beogradi do te vazhdoje betejen per bisedime te reja per statusin. Sa eshte kjo reale?
Varet nga qendrimi i GJND-se. Nese e cileson jo legjitime shpalljen e pavaresise se Kosoves, Serbia mundet qe serish t’i drejtohet Kuvendit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara dhe te kerkoje mendim te ri per pasojat e ketij akti. Por, sic thashe me larte, kjo mundesi eshte pak e mundur. Nese qendrimi i GJND-se nuk do te jete shume i prere, sic presin shumica, atehere do te kete gjithnje e me pak durim ne Kombet e Bashkuara, per perpjekjet e Serbise, sepse tashme i ishte dhene nje rast qe ceshtjen ta dergonte ne Hage. Pra, nese GJND-ja nuk denon ne forme te qarte shpalljen e pavaresise se Kosoves, kjo me te drejte ose jo, do te konsiderohet indikacion i aspirates se Kosoves per pavaresi. Por, eshte evidente se Serbia nuk do te heqe dore nga synimi qe serish te shqyrtohen ceshtje qe tashme jane elaboruar ne Planin e Ahtisarit. Se paku, nje ceshtje mbetet te zgjidhet dhe kjo ka te beje me mossuksesin e institucioneve te Prishtines qe te ve kontroll dhe administrim ne veri te Kosoves. Per kete mbase duhet te bisedohet serish. Beogradi dhe Prishtina duhet te bisedojne edhe per disa ceshtje praktike. Mendimi i GJND-se mund te sherbeje si nxitje ne kete drejtim. Por, nuk mendoj se eshte reale te pritet hapja e bisedimeve te reja per statusin e Kosoves.
Nese GJND-ja vlereson se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ka qene jo legjitime, a do te ndikoje kjo te shtetet ndryshme qe nuk kane njohur pavaresine e Kosoves, qe ta bejne nje gje te tille?
Pak eshte e mundur qe ne kete rast Rusia te njohe pavaresine e Kosoves. Por, mund te pritet qe 30 vende shume shpejt te njohin pavaresine e Kosoves. Pra, qendrimi i GJND-se mund te nxise vargun e njohjeve te reja te pavaresise se Kosoves. Kundershtaret me te medhenj, sic eshte Rusia dhe Qiproja, gjithsesi nuk do te ndryshojne qendrimin.
Koheve te fundit eshte spekuluar me mundesine e ndarjes, perkatesisht kembimit te territoreve – veriu i Kosoves per Luginen e Presheves?
Kosova nuk deshiron ndarjen. Njekohesisht, Serbia deshiron te integroje pjesen veriore te Kosoves, por pa humbur asnje pjese te territorit te vet. As ne bashkesine nderkombetare nuk ekziston atmosfera per parimin e kembimit te territoreve, keshtu qe ky opsion nuk eshte realist. Pra, duhet pritur bisedime, permes te cilave Kosova gradualisht do te ri-integronte pjesen veriore. Ne kete kuptim mund te parashikohen bisedime per vendosjen e nje forme te lidhjeve speciale te Beogradit me veriun e Kosoves dhe disa ceshtjeve tjera.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›